Pasuritë tona natyrore
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon llojet kryesore të resurseve natyrore në vendbanim dhe rrethinë: ujëvara, mineralet, lumenjtë, termocentrale, tokat, fushat, pyjet etj;
- Nxënësi/ja shpjegon me anë të gjuhës se shenjave rëndësinë e tyre për jetën e njerëzve;
- Nxënësi/ja njeh dhe dallon disa nga llojet e ndotjes së mjedisit që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm në rrethinë;
- Nxënësi/ja kupton rendësin e ruajtjes se mjedisit në jetën tonë.
Materialet e nevojshme:
- Libri Shoqëria dhe mjedisi;
- Ilustrime, foto dhe video nga internet etj.
Përshkrimi i njësisë/aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht i shpjegojmë nxënësit/ës se Kosova ka shumë pasuri natyrore. Ajo ka fusha të bukura, pyje, male e lumenj që ja shtojnë bukurinë. Përmendim: Ujëvara e Mirushes, Gryka e Rugovës, Shpella e Gadimes, të cilat me bukurinë e tyre kanë mahnitur vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. |
Hapi 2 | Gjithashtu shpjegojmë se Kosova është e pasur me shumë minerale. Përmendim Minierën e Trepçës, Termocentralin e Obiliqit. Ne krenohemi me bukuritë natyrore të vendit tonë. |
Hapi 3 | Pyesë nxënësit:
· 1.Çfarë shikon në figurat e mëposhtme? · 2.Çfarë dini rreth tyre? · 3.A keni parë ndonjërën prej tyre? · 4.Çfarë përshtypje ju ka lënë? |
Në pjesën përfundimtare pyes nxënësit se sa kanë mbajtur mend për Ujëvarën e Mirushes, Gryka e Rugovës, Miniera e Trepçës, Shpella e Gadimes. | |
Detyrë shtëpie:
Në rast se ndonjëri nxënës ka vendosur ta kalojë një ditë në ujëvarën e Mirushes, çfarë duhet të marrë me vete nxënësi ? |
Leave a Reply