ANIMALS
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja arrin t‘i mësoj emrat e kafshëve përmendësh dhe t`i interpretoj ato në gjuhë të shenjave;
- Nxënësi/ja arrin t’i përkthej emrat që i shohin në foto në libër dhe youtube;
- Nxënësi/ja mëson dhe i interpreton në gjuhën e shenjave shumicën e emrave të kafshëve që i njohin dhe i kanë disa në shtëpi ose i kanë parë në kopshtet zoologjike.
Materialet e nevojshme:
- Libri ACCESS – students – book 3;
- Youtube ANIMALS;
- Ilustrime;
- Foto;
- Video.
Përshkrimi i njësisë:
Hapi 1 | Nxënësit/ ës i shpjegojmë se në kuadër të kësaj njësie do të flasim për kafshët dhe do të mësojmë emërtimin e tyre në anglisht, përmes gjuhës së shenjave. |
Hapi 2 | Fillimisht diskutojmë rreth kafshëve të shtëpiake sikurse qeni, macja, lepuri etj. |
Hapi 3 | Pastaj diskutojmë edhe për kafshët e egra sikurse ariu, luani, tigri, ujku etj. |
Hapi 4 | Bisedojmë me nxënësin/ën edhe në lidhje me shpezët sikurse zogu, pëllumbi, bylbyli etj. |
Hapi 5 | Nxënësin/ën e udhëzojmë që të shikojë me vëmendje videon ilustruese dhe videot ku interpretohen në gjuhën e shenjave emrat e kafshëve në gjuhën angleze. |
Leave a Reply