Matja e peshës (Kilogrami-Dekagrami)
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton peshën;
- Nxënësi/ja kupton përdorimin e peshës;
- Nxënësi/ja kupton kilogramin (kg), dekagramin (dg) si njësi matëse të peshës;
- Nxënësi/ja kryen veprime dhe zgjedh probleme me këto njësi.
Materialet e nevojshme:
- Libri Matematika 5;
- Peshore;
- Ilustrime me fotografi;
- Video incizimi në gjuhën e shenjave.
Përshkrimi i njësisë:
Për çfarë e përdorim ne peshën?
- Për të matur peshën tonë;
- Për t`i peshuar produktet ushqimore;
- Ndërtimtari e përdor për lëndët e tij, etj..
Për matjen e peshës përdoret kilogrami dhe shënohet me kg. 1 kilogram =100 dekagram.
Dekagrami përdoret për matjen e peshave më të vogla se kilogrami dhe shënohet me dg. Pra dekagrami është njësia më e vogël se kilogrami.
2kg = 200 dg | 4kg = 400 dg |
5kg = 500 dg | 3kg = 300 dg |
1kg = 100 dg | 1kg = 100 dg |
Detyrë problemore:
Mami ne treg sot ka blerë pemë të ndryshme: molla 200 dg, dardha 100 dg, banane 300 dg, qershi 100 dk. Sa kg pemë ka blerë mami?
- Të gjitha këto pesha ne duhet ti mbledhim e pastaj ti shndërrojmë në kg.
- 200 dk+100 dg +300 dg +100dg = 700 dk
- 700 dk =7 kg
Detyrë shtëpie:
- Plotësoni librin e matematikes.
- Plotësoni tabelën dhe shkruani ne fletore.
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply