NUMËRIMI, RENDITJA DHE MATJA

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja zhvillon kuptimin e numrave;
  • Nxënësi/ja përforcon numërimin;
  • Nxënësi/ja dallon formën gjeometrike;
  • Nxënësi/ja mat me njësi matëse jo standarde.

Materialet e nevojshme: 

  • Tabelë e shahut;
  • Numrat;
  • Forma gjeometrike;
  • Markera me ngjyra.

         

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht, ndajmë një fletë të bardhë në 8 pjesë të vogla (përafërsisht sa madhësia e fushave të Shahut) dhe në secilën prej tyre shënojmë një numër nga 1 në 8.
Hapi 2 Në letra me ngjyra të ndryshme prejmë forma të ndryshme gjeometrike sikurse katrori, rrethi, trekëndëshi etj.
Hapi 3 Marrim tabelën e shahut dhe materialet e tjera të nevojshme dhe i vendosim përpara nxënësit/ës.
Hapi 4 Nxënësin/ën e udhëzojmë që letrat e vogla me numra nga 1 deri në 8, t’i vendos në katrorët e tabelës së shahut me rënditjen e rregullt.
Hapi 5 Nxënësin/ën e udhëzojmë që të bëjë numërimin nga tabela e shahut, për të ushtruar numrat.
Hapi 6

 

Udhëzojmë nxënësin/ën që të nga fromat e ndryshme gjeometrike të prera nga fletat e ndryshme me ngjyra të gjejë vetëm ato që përshtaten me format e katrorëve në tabelën e shahut. Nxënësin/ën e udhëzojmë se forma e rrethit apo e trëkëndëshit nuk është në përputhje dhe e udhëzojmë atë që të vendos vetëm formën e katrorit.
Hapi 7 Me markerët që kemi ne dispozicion, kërkojmë nga nxënësi/ja që të mas tabelën e shahut.
Hapi 8 Në fund, udhëzojmë nxënësin/ën që të pëllëmbës së dorës, numrave dhe figurave gjeometrike të bëjë matjen e gjatësisë së tabelës së shahut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content