Gjuha e shenjave-Perimet

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson emërtimet e perimeve;
  • Nxënësi/ja interpreton në gjuhën e shenjave perime të ndryshme.

Materialet e nevojshme:

  • Video e publikuar në platformë.
  • “Gjuha e shenjave kosovare 1” (libër dhe DVD)- botuar  nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.

Përshkrimi i aktivitetit:

Instruktori i gjuhës së shenjave Miradin Hasani nga fjalori i Gjuhës së Shenjave Kosovare, në videon ilustruese interpreton në gjuhën e shenjave emrat e perimeve të ndryshme sikurse: Domate, Spec, Trangull, Qepë, Lakër, Sallatë, Patate, Fasule dhe Oriz. Këto perime, interpretohen në gjuhën e shenjave, me lexim të buzëve dhe me titra në gjuhën shqipe. Udhëzojeni nxënësin/ën që të shikojë videon ku interpretohen  ditët e javës dhe kërkoni nga nxënësi/ja që të përsërisë të njëjtat, në gjuhën e shenjave.

…………………………………………………………..

◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content