Higjiena e dhëmbëve- (Grupmosha: 3-4 vjeç)
Rezultatet e të nxënit:
- Fëmija kupton ku gjenden dhëmbët;
- Fëmija mëson për higjienën orale dhe të dhëmbëve;
- Fëmijë tregon ngjyrën e dhëmbëve;
- Fëmija zhvillojnë motoriken fine.
Materialet e nevojshme:
- Letër A4;
- Laps;
- Ngjyrë e kuqe;
- Ngjitës;
- Fasule;
- Furça e dhëmbëve;
- Pasta dhe uji.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht bisedojmë me fëmijën rreth dhëmbëve, duke shtruar pyetje të ndryshme sikurse: Çfarë janë dhëmbët ?, Ku gjinden ata?, Për çfarë na shërbejnë?. |
Hapi 2 | Më pas diskutojmë rreth rëndësisë së pastrimit të dhëmbëve dhe mbajtjes së higjienës. |
Hapi 3 | Marrim materialet e nevojshme dhe i vendosim në tavolinë, duke i shpjeguar fëmijës rrjedhën e aktivitetit, fillojmë të zbatojmë atë. |
Hapi 4 | Fillimisht, sipas videos ilustruese e vizatojmë buzët dhe i ngjyrosim ato me ngjyrë të kuqe. |
Hapi 5 | Më pas, pjesën e sipërme e lyejmë me ngjitës, dhe mbi të vendosim fasulet në formë të dhëmbëve. |
Hapi
6 |
Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me pjesën e poshtme. |
Hapi 7 | Fëmijën e udhëzojmë që furqën e dhëmbëve ta lagim me ujë dhe në të, të vendosim pastën e dhëmbëve. |
Hapi
8 |
Fëmijën e udhëzojmë që duke përdorur furqën të pastrojë dhëmbët na lartë poshtë. Të njëjtin aktivitet, fëmija mund të ushtroj edhe direkt duke pastruar dhëmbët e tij/saj |
Hapi 9 | Pasi këtij aktiviteti, mundohemi që fëmija të mos harrojë rutinën e pastrimit të dhëmbëve. |
Leave a Reply