Zemra-(Grupmosha 5-6 vjeç)

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton vendndodhjen e zemrës;
  • Nxënësi/ja njeh funksionet që kryen zemra;
  • Nxënësi/ja mëson formën e zemrës;
  • Nxënësi/ja dallon anën e majtë dhe anën e djathtë;
  • Nxënësi/ja pasuron fjalorin me fjalët (zemra, aorta, organet).

Materialet e nevojshme:

  • Fleta me ngjyrë;
  • Gërshërë;
  • Laps;
  • Marker;
  • Ngjitës.

 

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht bisedojmë me fëmijën në lidhje me zemrën dhe funksionin e saj. Diskutojmë me fëmijën që zemra kryen funksionin më të rëndësishëm në trupin tonë. Ajo gjendet në mes të kraharorit të trupit tonë.
Hapi 2 Fëmijës i shpjegojmë se zemra e furnizon trupin tonë me gjak dhe  mundëson qarkullimin e gjakut. Fëmijës i shpjegojmë se ena më e madhe e zemrës tonë qohet Aorta, dhe ajo e furnizon trupin tonë me gjak.
Hapi 3 Udhëzojmë fëmijën që me ndihmën tonë të vizatojë një fëmijë (vajzë apo djalë) dhe në trupin e tij/saj të tregoj se ku gjendet zemra. Të njëjtën ta vizatojë tek trupi i vajzës/djalit.
Hapi 4 Më pas, ne vizatojmë zemrën e njeriut të cilën e ngjyrosim më pas me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër. Zemrën e vizatuar e prejmë sipas formës, me anë të gërshërëve, sikurse në videon ilustruese.
Hapi 5 Duke përdorur këtë ilustrim, bashkë me fëmijën diskutojmë rreth formës, enëve dhe pjesëve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content