Gjetja e shumës së tre numrave
Rezultatet e të nxënit :
- Nxënësi/ja llogaritë shumën e tre mbledhorëve;
- Nxënësi/ja gjen mbledhorin e panjohur;
- Nxënësi/ja bën mbledhjen e numrave deri në 10.
Materialet e nevojshme:
- Libri Matematika 1;
- Letër;
- Laps;
- Opsionale: Tabelë;
- Kapak shishesh;
- Kapëse rrobash;
- Topa të vegjël.
Përshkrimi I aktivitetit:
Hapi 1 | Në letër/ tabelë, paraqesim tre bashkësi. Nga nxënësi/ja kërkojmë që njërën bashkësi ta ndaj në tre pjesë dhe të shënoje rrathë sipas dëshirës. Më pas e udhëzojmë të tregojë shumën e fituar pas mbledhjes së rrathëve në bashkësinë e ndarë në tre pjesë. P.sh. 2+ 1+ 2 = 5. |
Hapi 2 | Më pas, në bashkësinë e dytë të cilën përsëri e kemi ndarë në tre pjesë, vizatojmë rrathët si në vijim. Në pjesën e parë 1, në pjesën e dytë 4 dhe në pjesën e tretë 2. Poshtë bashkësive shënojmë shumën 7 = , dhe lëmë tre hapësira të zbrazëta që nxënësi/ja të identifikojë mbledhorët. Në këtë rast mbledhorin e parë 1, mbledhin e dytë 4 dhe mbledhorin e tretë 2.
7= 1+ 4 + 2, sikurse në fotografinë ilustruese. I nxisim nxënësit që të gjejnë mbledhorët, dhe të paraqesin shumën e fituar. Sqarim: Ky aktivitet mund të realizohet edhe në grupe, ku stimulojmë një garë në mes të nxënësve për të parë se kush po arrin më shpejtë t’i gjej mbledhorët. Ky aktivitet mund të realizohet edhe me topa të vegjël, kapakë të shisheve apo kapëse, sipas ilustrimit në fotografi. |
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply