MBLEDHJA E NUMRAVE
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon numrin e elementeve duke përdorur shenjën e mbledhjes;
- Nxënësi/ja zgjidh detyrat me veprimin e mbledhjes;
- Nxënësi/ja kuptojnë shenjat:+, =;
- Nxënësi/ja formon bashkësi me numër të njëjtë të elemente.
Mjetet e nevojshme:
- Libri;
- Fletorja.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | I udhëzojmë nxënësit në çifte të formojnë bashkësi me katrore dhe trekëndësha me ngjyra të ndryshme.
Pastaj kërkojmë nga nxënësit të vendosin në tavolinë tre katror me ngjyrë të kaltër dhe katër trekëndësha me ngjyrë të gjelbër. Ftojmë një vullnetar të tregoj me një fjalë se sa katrore dhe trekëndësh kanë gjithsej dhe të shkruajë në fletoret e tyre barazimin 3+4=7 dhe të lexoj ‘Tre plus katër barazim me shtatë. Aktivitetin e vazhdoni duke formuar barazime të ndryshme përmes katrorëve, trekëndëshave dhe me rrathë. |
Hapi 2 | Hapim librin e matematikës dhe i gjejmë disa detyra me veprimin e mbledhjes dhe kërkojë nga nxënësit ti shënojnë në tabelë po ashtu edhe në fletoret e tyre disa detyra me mbledhje, pastaj marrim një shembull në tabelë dhe vizatojmë 6 rrathë me ngjyrë të kuqe dhe në drejtim të rrathëve vizatojmë edhe 5 katror me ngjyrë të gjelbër kur ti mbledhim rrathët dhe katroret na jep numrin 11, kështu vazhdojmë edhe me detyrat e tjera me shembuj të ndryshme : lapsa, fasule, kapakë, etj. |
Hapi 3 | Në pjesën përfundimtare të njësisë mësimore i rikujtojmë detyrat e mësuara sot, për (+) mbledhjen që e mësuam etj. |
Hapi 4 | Japim detyrë shtëpie: mbledhje me aktivitete të ndryshme.
Vlerësimi: · Zbaton mbledhjen duke përdorur gishtërinjtë, · Përdor saktë shenjën e mbledhjes, · Kryen veprimin e mbledhjes me lehtësi. |
…………………………………………………………..
◦◦◦QBMK “NËNË TEREZA”-PRIZREN◦◦◦
Leave a Reply