Prerja me gërshërë F-16
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja mëson të përdor gërshërët;
- Nxënësi/ja ushtron finomotorikën;
- Nxënësi/ja pret me gërshërë sipas vijave;
- Nxënësi/ja pret me gërshërë sipas formave
Materiali i nevojshëm:
- Gërshërët;
- Lapsi;
- Fleta;
- Vizorja.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht në një fletë të bardhë, sipas udhëzimeve në videon ilustruese vizatojmë disa vija të drejta. Në një fletë tjetër vizatojmë disa vija të pjerrëta. |
Hapi 2 | Vendosim materialet në tavolinë, dhe nga nxënësi/ja kërkojmë që përmes gërshërëve të bëjë prerjen e fletës në vijat e drejta të vizatuara më herët. Nga nxënësi/ja kërkojmë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me vijat e pjerrëta. Këtë aktivitet e përsërisim disa herë deri sa të vërejmë që nxënësi/ja e ka rritur saktësinë për sa i përket prerjes në vinë e përcaktuar. |
Hapi 3 | Nëse vëreni që kemi arritur këtë objektivë, ju mund të rrisni shkallën e vështirësisë duke vizatuar vija të lakuara në fletën e bardhë, dhe duke e udhëzuar nxënësin/ën që të bëjë prerjen e tyre. Me këtë aktivitet synohet që nxënësi/ja të mësoj të përdor gërshërët si dhe të ushtrojë muskujt e gishtërinjve dhe të finomotorikës. |
Leave a Reply