Ndërtimi me kube (Grupmosha 5-6)

Rezultatet e të nxënit:

  • Fëmija përdor motoriken fine;
  • Fëmija bashkon kubet;
  • Fëmija ndërton me kube;
  • Fëmija zhvendos kubet;
  • Fëmija identifikon kubet sipas ngjyrës.

Materialet e nevojshme:

  • Shporta me kube.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fëmijën e afrojmë para dollapit ku është shporta me kube dhe e udhëzojmë që të hap dollapin dhe të marrë shportën.
Hapi 2 Fëmijën e udhëzojmë se ku duhet të pozicionohet dhe të zbraz shportën me kube.
Hapi 3 Pasi që të zbrazë shportën, fëmijën e udhëzojmë që të merr një kub dhe të bashkojë me një tjetër.
Hapi 4 Nga fëmija kërkojmë që të bëjë bashkimin  e disa kubeve të ndryshme.
Hapi 5 Më pas kërkojmë nga fëmija që të ndaj kubet që ka bashkuar. Në këtë mënyrë ai/ajo do të ushtrojë motoriken fine.
Hapi 6 Kërkojmë nga fëmija që të kubet ti klasifikojë sipas ngjyrave. Këtë mund ta bëjmë duke përcaktuar një ngjyrë, p.sh. e kuqe dhe duke udhëzuar fëmijën që të identifikojë të gjitha kubet me ngjyrë të kuqe dhe ti vendos pranë njëra tjetrës. Në të njëjtën mënyrë mund të veprojmë edhe me ngjyrat e tjera. Gjatë këtij procesi, fëmijës i japim ndihmë fizike apo udhëzime verbale, varësisht nevojës.
Hapi 7 Në fund kërkojmë nga fëmija që të mbledhë kubet, t’i vendos në shportë dhe të njëjtën ta vendos përsëri në dollap.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content