Biçikleta (Grupmosha 5-6 vjeç)

Rezultatet e të nxënit:       

  • Fëmija njihet me pjesët e biçikletës;
  • Fëmija përdor materiale dhe mjete të ndryshme (perime);
  • Fëmija mëson për ushqimet e shëndetshme;
  • Fëmija zhvillon me lehtësi lojërat lëvizore ;
  • Fëmija tregon aftësi të imitimit dhe kontrollimit të lëvizjeve.

Materialet e nevojshme:

  • Fotografi të biçikletës;
  • Perime (karotë, spec, tranguj, qepë të reja);
  • Pjatë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht me anë të fotografisë ilustruese,  fëmijës i demonstrojmë biçikletën dhe tregojmë pjesët e saj (rrotat, timonin, pedalet, trupin, ulësen) etj.
Hapi 2 Fëmijës i shpjegojmë se duke përdor perimet e ndryshme, edhe ne mund të krijojmë një biçikletë. Duke u bazuar në videon ilustruese, rrotat e biçikletës i krijojmë nga domatet, trupin me qepët e reja, pedalet dhe timonin me spec dhe ulësen me tranguj.
Hapi 3 Fëmijës i shpjegojmë se biçikletën mund ta ilustrojmë edhe me materiale të tjera, por kemi zgjedhur perimet sepse ato janë ushqime të shëndetshme dhe kur fëmijët hanë perime ata mund të bëhen më të fortë dhe të ngasin biçikletën.
Hapi 4 Në fund i udhëzojmë që të shtrihen në shpinë dhe të bëjnë veprime me këmbë gjoja që po ngasin biçikletën. Me anë të këtij aktiviteti fëmijët tregojnë aftësi të përdorimit të duarve dhe gishtërinjve si dhe aftësi të koordinimit të lëvizjeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content