Semafori

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja mëson rregullat e qarkullimit të lëvizjes në rrugë;
  • Nxënësi/ja kupton rregullat e semaforit;
  • Nxënësi/ja kupton rregullat e komunikacionit;
  • Nxënësi/ja identifikon ngjyrat e semaforit.

Materiali i nevojshëm:

  • Shkronjat;
  • Kapakët me ngjyrë;
  • Letër me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe gjelbër;
  • Gërshërë;
  • Ngjyra
  • Enë qelqi etj.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht bashkëbisedojmë me nxënësin/ën në lidhje shenjat e komunikacionit rrugor që ai/ajo njeh dhe rëndësinë e tyre për jetën e njeriut.
Hapi

2

Së bashku me nxënësin/ën listojmë disa shenja të komunikacionit rrugorë sikurse: Semafori , shenja STOP, vijat e bardha, përcaktuesit e shpejtësive etj. Secilën shenjë e ilustrojmë me fotografi.
Hapi 3 Më pas, së bashku me nxënësin/ëb diskutojmë rreth funksionit/ rolit që kanë këto shenja të komunikacionit rrugor.
Hapi 4 Nxënësi udhëzohet të ndaj materialin që duhet ta përdorin për krijimin e semaforit. Në një tavolinë fillimisht vendoset një fletë e bardhë. Në anën e majtë të fletës vendosen kapakët me ngjyrat të cilat i ka semafori, kurse në anën e djathtë vendosen shkronjat që tregojnë çka paraqesin ngjyrat e semaforit.

Nëse ju mungojnë materialet me të cilat e kemi ilustruar aktivitetin, ju mund ta bëni edhe në fletoren tuaj të punës, duke përdorur ngjyrat, po ashtu mund ta bëni edhe nga kartoni me letër të trashë apo me çfarë do lloj materiali që ju mendoni se mund ta keni në shtëpi.

 

Hapi 5 Diskutoni me nxënësin/ën për funksionin e semaforit dhe kuptimin e ngjyrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content