Ne dhe rregullat
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton se çfarë janë rregullat;
- Nxënësi/ja shpjegon se pse janë të rëndësishme rregullat në shoqëri;
- Nxënësi/ja kupton rregullat nga shenja të caktuara.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar;
- Libri;
- Fotografi të ndryshme;
- Fleta e bardhë;
- Lapsi;
- Ngjyra druri.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin “Ne dhe rregullat” |
Hapi 2 | Më pas nxënësit/ës i shpjegojmë se shoqëria njerëzore ngrihet mbi rregulla dhe ligje, të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë. Këtu mund të marrim shembujt si në vijim:
Në shkollë ka rregulla të përcaktuara në rregulloren e shkollës. Secila familja ka rregullat e veta. Edhe loja ka rregulla për të përcaktuar drejtë fituesit. |
Hapi 3 | Gjithashtu shpjegojmë se me kalimin e kohës disa rregulla nuk përdoren më. Në vend të tyre njerëzit krijojnë rregulla të reja, të cilat njerëzit nuk mund t’i ndryshojnë sipas dëshirës së njëri apo tjetrit. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën duke u bazuar në materialin e publikuar të lidh përshkrimet e rregullave me figurat. |
Hapi 5 | Udhëzojmë nxënësin/ën që shkruaj dhe vizatoj disa rregulla që i dinë, çoftë në familje, në shkollë, në rrugë, në spital, etj. |
Leave a Reply