Japim dhurata – falim dashuri

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton se çka është dhurata dhe si është e lidhur me të qenit human;
  • Nxënësi/ja shpjegon se pse është e rëndësishme të japim dhurata;
  • Nxënësi/ja respekton të tjerët dhe fal dashuri.

Materialet e nevojshme:

  • Materiali i publikuar
  • Libri;
  • Fotografi të ndryshme;
  • Fleta e bardhë;
  • Lapsi;
  • Ngjyra druri.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar me emërtimin “Japim dhurata dhe falim dashuri”.
Hapi 2 Nxënësit/ës i shpjegojmë se ndihma ndaj të tjerëve forcon miqësinë, dashurinë dhe respektin. Kur e duam dikë, kemi dëshirë ta gëzojmë duke i bërë dhurata. Humanizmi dhe bamirësia mund të shprehen edhe përmes dhënies së dhuratave apo ndihmave të ndryshme.
Hapi 3 Udhëzo nxënësin/ën që të shikojë fotot ilustruese në material ku ilustrohen format e ndryshme të ndihmës ndaj të tjerëve.
Hapi 4 Në aktivitetin në faqen 3, udhëzoni nxënësin/ën që të vizatojë një person të cilit do t’i kishte bërë një dhuratë dhe çfarë do të ishte ajo.
Hapi 5 Ndërsa në kuadër të aktivitetit në faqen 4, udhëzojeni nxënësin/ën që të rendit fjalitë nga numri 1 deri në 10 në bazë të dëshirave të tij/saj dhe rëndësisë që u jep atyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content