Drita- Drita natyrore dhe drita artificiale
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson për dritën;
- Nxënësi/ja kupton burimin e dritës;
- Nxënësi/ja njeh format bazike të dritës natyrore dhe artificiale;
- Nxënësi/ja dallon dritën natyrore dhe dritën artificiale.
Materiali i nevojshëm:
Materiali i publikuar në platformë Drita – Drita natyrore dhe artificiale.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht nxënësit/ës i shpjegohet se çka është drita, i tregojmë se drita na mundëson të shohim, ajo vjen nga dielli dhe nga yjet tjerë në gjithësi, |
Hapi 2 | Pastaj i shpjegojmë nxënësit/ës edhe për dritën artificiale, që e ka krijuar njeriu siç janë: qirinjtë, llapma, dritat e dorës, etj. |
Hapi 3 | I kërkojmë nxënësit të bëjë dallimin e dritës natyrore nga drita artificiale. |
Hapi 4 | Në ushtrimet e publikuara në platformë, i kërkojmë nxënësit që të emërtojë dhe të shkruaj emrat e objekteve të ilustruara në foto. |
Hapi 5 | Në ushtrimin e dytë të publikuara në platformë, kërkoni nga nxënësi/ja që të vendos shenjën + tek fotografitë që lirojnë dritë natyrore dhe shenjën – për objektet që lirojnë dritë në mënyrë artificiale. |
Leave a Reply