Punojmë puzzle

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson të ngjyros;
  • Nxënësi/ja përdor gërshërët;
  • Nxënësi/ja zhvillon motoriken;
  • Nxënësi/ja zhvillon të menduarit;
  • Nxënësi/ja përforcon numrat;
  • Nxënësi/ja ndërton puzzle;
  • Nxënësi/ja përqendron vëmendjen.

Materiali i nevojshëm:

  • Karton;
  • Ngjyra;
  • Gërshërë;
  • Vizore;
  • Laps.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht nxënësi/ja udhëzohet të vizatoj në karton zemrën dhe ta ngjyros atë me ngjyrë të kuqe.
Hapi

2

Më pas, anën e pasme të kartonit nxënësi/ja duhet të ndajë në 16 pjesë të barabarta, më saktësisht në 4 rreshta dhe 4 kolona.
Hapi 3 Në secilën pjesë, nxënësi/ja duhet të shkruaj një numër, duke filluar nga 1 deri në 16 sipas renditjes.
Hapi

4

Pjesët i presim me gërshërë. Në total do të kemi 16 pjesë të figurës.
Hapi 5 Më pas, nxënësit/ës i kërkojmë që të ri-formojë figurën apo të ndërtojë puzzle me pjesët e punuara duke i përshtatur numrat me pjesët e figurës sikurse në videon ilustruese.
Hapi 6 Në fund, nxënësi/ja do te ketë përsëri figurën e zemrës të vizatuar në fillim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content