Të ruajmë traditat tona
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton se
- çka është tradita dhe kultura tradicionale.
- Nxënësi/ja shpjegon se pse është e rëndësishme të dimë traditat tona.
- Nxënësi/ja dallon traditat tona, ushqimin tonë tradicional, muzikën tonë tradicionale etj. nga traditat e vendeve tjera.
Materiali i nevojshëm:
- Libri;
- Fotografi të ndryshme;
- Fleta e bardhë;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht diskutojmë me nxënësin/ën rreth rëndësisë së mbajtjes deh ruajtjes së traditave. Nxënësit/ës i shpjegojmë se Me traditë kuptojmë kulturën në të cilën e trashëgojmë brez pas brezi nga paraardhësit tanë. Aty përfshihet: veshja tradicionale, ushqimi tradicional, muzika tradicionale etj. Të ruhet tradita është shumë e rëndësishme për arsye se ajo na prezanton për atë çfarë jemi dhe nga vijmë |
Hapi 2 | Pasi kemi shkarkuar materialin e publikuar në platformë, udhëzojeni nxënësin/ën që të emërtoj dhe shkruaj disa pjesë të veshjes tradicionale që i njeh nga figurat në material. |
Hapi 3 | Në pjesën e dytë të materialit, udhëzojmë nxënësin/ën që të emërtoj dhe shkruaj disa nga ushqimet tradicionale që i njeh, bazuar në fotografitë në material. |
Hapi
4 |
Ndërsa në kuadër të aktivitetit të tretë, udhëzojmë nxënësin/ën që të vizatoj apo përshkruaj një dasmë, aheng, apo festë tradicionale në shtëpitë e tij/saj duke përfshirë veshjet tradicionale, ushqimin tradicional, etj. |
Leave a Reply