Punimi i aeroplanit me material reciklues

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja mëson të ngjyros;
  • Nxënësi/ja mëson të përdor gërshërët;
  • Nxënësi/ja mëson të përdor ngjitësin;
  • Nxënësi/ja kupton matjen me vizore;
  • Nxënësi/ja krijon model.

Materiali i nevojshëm:

  • Cilindër kartoni;
  • Karton;
  • Ngjitës;
  • Ngjyra;
  • Gërshërë;
  • Vizore;
  • Shkop për dhëmbë.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht udhëzoni nxënësin/ën që cilindrin nga kartoni ta ngjyrosë me ngjyrë të kuqe, sipas udhëzimeve në videon ilustruese.
Hapi 2 Udhëzoni nxënësin/ën që me gërshërë të prej krahët, bishtin dhe motorin e aeroplanit, dhe pjesët e tjera sipas udhëzimeve në video ilustruese.
Hapi 3 Më nxënësin/ën bisedojmë rreth materialeve me të cilat po  e punojmë këtë aeroplan. Nxënësit/ës i shpjegojmë se aeroplanin po e punojmë me materiale ricikluese dhe i shpjegojmë rëndësinë e riciklimit.
Hapi 4 Pasi të keni përfunduar punimin, së bashku mund të luani lojën “Aeroplani fluturon”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content