Të ushqyerit
Rezultatet e të nxënit
• Nxënësi/ja përdor në mënyrë të drejtë thikën për lyerje të bukës;
• Nxënësi/ja lyen bukën me xhem.
Mjetet e nevojshme
• Buka;
• Pjata me xhem (varësisht nga preferencat e fëmijës mund të zëvendësohet me ajvar, gjalpë, ajkë etj.);
• Thika për lyerje ( thika mund të zëvendësohet edhe me lugë, varësisht nga aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës).
Përshkrimi i aktivitetit
Bisedoni me fëmijën për ushqimet të cilat i pëlqen. Varësisht nga preferencat e tij/saj, mund të zëvendësoni xhemin me ajvar, ajkë ose ndonjë ushqim tjetër që fëmijës i pëlqen dhe që mund të përdoret për lyerjen e bukës. Gjithashtu, thika për lyerje mund të zëvendësohet edhe me lugë, varësisht nga aftësitë dhe shkathtësitë e fëmijës.
Motivoni fëmijën me fjalë, në mënyrë që të ushqehet sipas rregullave, duke i ofruar atij të gjithë hapat që duhet ndjekur:
- Kap bukën me dorë
- Kap thikën
- Merr xhemin nga pjata me thikë
- Lyej pjesën e bukës sipër
- Mund të hani bukën tani
Ju lutem shkarkoni këtë formular për zbërthimin dhe vlerësimin e aftësive në fusha të aktiviteteve:
Formulari-për-zbërthimin-dhe-vlëresimin-e-aftësive-2
Shpjegim shtesë:
Ky aktivitet është zbërthyer në hapa të vegjël. Prindërit/mësimdhënësit rekomandohen që t’i realizojnë me fëmijën hapat një nga një duke filluar nga i pari. Gjatë realizimit të hapave të kësaj aftësie rekomandohen që fëmijës t’i jepet ndihmë varësisht nga vlerësimi paraprak.
Janë tri nivele të ndihmës: SHF=Shtytje fizike, SHV= Shtytje verbale, HP = Hapat e pavarur. (Ju lutem shikoni videon e realizuar nga mësimdhënëset udhëtuese te materialet shtesë “Ndihma Fizike dhe Verbale në procesin e përvetësimit të aftësive të reja te nxënësit me nevoja të veçanta“).
Jepuni fëmijëve mjaft kohë që ta ushtrojnë detyrën e re. Rregullisht ushtroni.
Mund të themi se fëmija e ka përvetësuar një aftësi nëse ka sukses 60-80% në detyrën e caktuar, që është performancë mesatare dhe tendenca duhet të shkojë që fëmija të arrijë në performancë të shkëlqyer 100%.
Gjithherë tentoni ta mësoni në ambientin në të cilin doni që shkathtësia e mësuar të aplikohet, nëse nuk jeni në ato ambiente atëherë simuloni ato. Vazhdimisht vërtetoni se jeni duke tërhequr vëmendjen e fëmijës. Zvogëloni pengesat e jashtme.
Leave a Reply