Punimi i figurës së zogut
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson të vizatojë;
- Nxënësi/ja përdor gërshërët;
- Nxënësi/ja përdor ngjitësin;
- Nxënësi/ja rendit kokrrat;
- Nxënësi/ja mëson të kompletojë figurën;
- Nxënësi/ja mëson të dekorojë;
- Nxënësi/ja ushtron muskujt e fino motorikes.
Materiali nevojshëm:
- Kartoni;
- Ngjitësi;
- Gërshërët;
- Lapsi;
- Kokrrat e misrit.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me udhëzimet përkatëse për këtë aktivitet. |
Hapi 2 | Në një karton të fortë, vizatojmë një zog, sipas shembullit në fotografitë ilustruese. |
Hapi 3 | Pjesën e brendshme të tij e prejmë me anë të gërshërëve. Pjesa që na duhet është ajo e jashtme, kështu kemi kujdes të mos e dëmtojmë atë. |
Hapi 4 | Udhëzojmë nxënësin/ën që kartonin me hapësirën në formë të zogut në mes, e ngjisim me anë të ngjitësit në një fletë të bardhë. |
Hapi 5 | Duke përdorur ngjitësin, i ngjisim kokrrat e misrit në pjesën e brendshme të zogut. Këtu mund të dallojmë pjesën e syrit apo krahëve, për të cilat mund të përdorim materiale të tjera, sipas fotos ilustruese. |
Leave a Reply