Zhvillimi i lojës senzopatike
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja zhvillon muskujt fine;
- Nxënësi përmirëson përqendrimin ;
- Nxënësi/ja përmirëson koordinimin e duarve.
Materialet e nevojshme:
- Kuti plastike;
- Arra;
- Fasule;
- Makarona;
- Oriz.
Tre gjendjet e materialit gjatë lojës
Përshkrimi i aktivitetit:
Loja senzopatike për fëmijët të verbër, ndihmon për leximin e Parabraille dhe Braille në moshën madhore.
Së pari vendos kutitë në bankë me gjërat si: arrat, makaronat , fasulet dhe orizin. Pastaj uluni afër fëmijës dhe shpjegoni se para tij/saj janë të vendosura katër kuti dhe në gjithsecilën ka gjëra të ndryshme.
Marrim dorën e fëmijës, prekim me radhë gjërat dhe i emërtojmë. Gjatë prekjes së tyre e bëjmë dallimin dhe fëmija i zhvillon muskujt fine. Kjo lojë duhet të zhvillohet disa herë për ta përvetësuar. Gjithashtu punohet në mënyrë individuale.
Loja senzopatike me ujë
Fëmija i ulur në dysheme ka të vendosur para tij dy plastika, ku njëra është me ujë kurse tjetra e zbrazët, fëmija me anë të lugës zhvendos nga uji kuba ,topa, etj në kutin e zbrazët. Fëmija i zhvillon muskujt fine, përqendrimin dorë-vëmendje e po ashtu i mëson disa nga figurat gjeometrike.
Loja senzopatike me plastelinë.
Fëmija së pari ulet në tavolinë, i vendoset plastelina para tij/saj ose brumi por gjithherë me ndihmën e edukatorit-ës ose prindit, e pastaj me anë të gishtërinjve manipulon me plastelinë, ku mund të formoj figura të ndryshme. Fëmija me anë të kësaj loje i zhvillon muskujt fine, dhe manipulimin me dy duar.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply