Ylberi

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh ylberin;
  • Nxënësi/ja kupton ngjyrat e ylberit;
  • Nxënësi/ja formon plastelinat;
  • Nxënësi/ja renditë plastelinat në formën e ylberit;
  • Nxënësi/ja ushtron fino motoriken.

Materiali i nevojshëm:

  • Plastelinë me ngjyra të ndryshme;
  • Fotografi e ylberit.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht përpara nxënësit/ës vendosim plastelinën dhe fotografinë e ylberit.

 

Hapi

2

Më pas, nxënësit/ës i shpjegohet për ylberin dhe ngjyrat e tij.
Hapi
3
Pastaj, nxënësin/ën e udhëzojmë se si të formojë plastelinën e ngjyrave të ndryshme për të krijuar vijat e  ylberit
Hapi

4

Formojmë një nga një vijat e ylberit me ngjyrat përkatëse
Hapi 5 Duke shikuar fotografinë, nxënësi rëndit plastelinën e formuar me dorë në formë të ngjyrave të ylberit.
Hapi 6 Në fund me plastelinën me ngjyrë të bardhë, formojmë retë që i vendosim në të dy anët e ylberit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content