Lidhja e kondensatorëve, Fizikë,
Rezultatet e te nxënit:
- Nxënësi/ja dallon lidhjen e kondensatorëve ne varg dhe paralel;
- Nxënësi/ja tregon ecurinë e përfitimit të formulave për çdonjërën lidhje të kondensatorëve;
- Nxënësi/ja shpjegon se sasia elektrike në pllaka te kondensatorit varet nga kapacitetet e tyre.
Materialet e nevojshme:
- Përçues;
- Pllaka përcjellëse;
- Dielektrik;
- Libri;
- Makina e Braille;
- Lapsi;
- Fletat;
- Fletorja.
Përshkrimi i njësisë:
Shpjegimi i lidhjes se kondensatorëve
Kondensatorët lidhen në dy mënyra: në varg dhe në paralel.
Lidhja e kondensatorëve në varg
Te lidhja në varg e kondensatorëve pllaka me ngarkesë negative lidhet me pllakën me ngarkesë pozitive dhe kështu në varg kondensatorët lidhen njëri pas tjetrit.
-Ngarkesat elektrike janë të pavarura nga kapaciteti dhe të barabarta: ….
– Tensioni në skajet e baterisë së kondensatorëve është e barabartë me shumën e tensioneve në çdonjërin nga kondensatorët. U= U1 + U2 + U3…..Un
-Tensionet në çdo kondensatorë janë: U1=q/c1, U2=q/c2, U3=q/c3, kurse tensioni i përgjithshëm U në mes të skajeve të lidhjes se tyre AB përkufizohet si herës i sasisë së elektricitetit q të njërës pllakë dhe kapacitetit ekuivalent Ce të tërë baterisë së kondensatorëve, pra U=q/Ce dhe pasi të zëvendësojmë n shprehjen e mësipërme fitojmë:
1/Ce=1/C1 +1/C2+1/C3
paraqet formulën e lidhjes së kondensatorëve në varg.
Lidhja paralele e kondensatorëve
Në lidhjen paralele të kondensatorëve ngarkesa e përgjithshme elektrike është:
q=q1+q2+q3
Në këtë lidhje ndryshimi i potencialit në pole të burimit është i përbashkët për të gjithë kondensatorët veç e veç, pra U=VA-VB, prandaj:
U=U1+U2=U3
Në anën tjetër, sasitë elektrike në pllaka të kondensatorëve varen nga kapacitetet e tyre, kurse sasia elektrike e tërë baterisë varet nga kapaciteti ekuivalent i saj, prandaj q1=C1U, q2=C2U, q3=C3U dhe i zëvendësojmë këto vlera dhe fitojmë:
CeU=(C1=C2+C3)U përkatësisht
Ce=C1+C2+C3 paraqet formulën e lidhjes paralele të kondensatorëve. (mundë të klikoni në likun për më shumë).
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kondensatori
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply