Fiksimi në dhomën e errët
Rezultatet e pritura:
- Fëmija arrin të mbajë vëmendjen ndaj stimulimit vizual.
- Fëmija arrin të mbajë vëmendjen ndaj kontrasteve bardh – zi dhe kuq – verdhë.
Materiali i nevojshëm:
- Fotografitë e ndryshme së bashku me lodrat;
- Përdorimi i materialeve të ndryshme për stimulim.
- Dhoma e errët me burim te dritës;
- Kontrastet bardh – zi dhe kuq – verdhë
- Objektet në prapavijë të errët.
Përshkrimi i aktivitetit:
Stimulimi i të pamurit të fëmijës në dhomën e errët. Stimulimi me material fluroshent dhe me kontraste. Këto i mundësojnë fëmijës të fiksohet në materialin që i pëlqen në atë mënyrë që fiksimi të jetë ma i gjatë. Qëllimi i fiksimit është që të aktivizojmë muskujt e syrit në mënyrë që syri të mos bëhet pasiv. Në të njëjtën kohë gjatë fiksimit ne mund të dallojmë se cila ngjyrat e stimulon ma shumë fëmijën për vazhdimin e lojës.
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply