Mbledhja e numrave
Rezultatet e pritura:
- Nxënësi/ja kupton numërimin
- Nxënësi/ja dallon mbledhorin e parë
- Nxënësi/ja dallon mbledhorin e dytë
- Nxënësi/ja kryen shumën e dy mbledhorëve
Materiali i nevojshëm:
- Materiali i publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Udhëzojmë nxënësin/ën që të gjuaj zarin e parë dhe të numërojë pikat e zarit. |
Hapi 2 | Pas numrit, udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruaj në fletore shumën e numëruar, si mbledhor i parë |
Hapi 3 | Veprojmë njëjtë edhe për herë të dytë. Udhëzojmë nxënësin të numëroj pikat e zarit dhe t’i shkruaj në fletore si mbledhor i dytë. . |
Hapi 4 | Në fund udhëzojmë nxënësin/ën që të numëroj pikat e të dy zareve dhe të gjejë shumën e dy mbledhorëve duke e shënuar në fletore. |
Leave a Reply