Numërimi
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon numrat 1-11;
- Nxënësi/ja numëron numrat prej 1 deri 11;
- Nxënësi/ja zhvillon motoriken fine përmes përdorimit të mjeteve;
- Nxënësi/ja rrit koncentrimin gjatë aktivitetit.
Materialet e nevojshme:
- Letër;
- Gërshërë;
- Ngjitës;
- Ngjyra e verdhë;
- Pasta (makaronat) 11 cope.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Udhëzojeni nxënësin/ën që të vizatojë një rreth të madh, sikur ai në foton ilustruese. Këtë mund ta bëni duke përdorur një pjatë si masë, të cilën e vendosni mbi fletë, dhe me anë të lapsit e rrethoni duke vizatuar të njëjtën formë. |
Hapi
2 |
Udhëzojeni nxënësin/ën që rrethin e vizatuar ta ngjyrosë me ngjyrë të verdhë për të marrë më shumë pamjen e diellit, dhe sikur në fotografinë ilustruese të vizatojë gojën dhe sytë. |
Hapi 3 | Pasi ta ketë ngjyrosur, udhëzojeni nxënësin/ën që ta prejë duke i përdorur gërshërët. |
Hapi
4 |
Të njëjtën vendoseni dhe ngjiteni në një fletë të bardhë, më saktësisht në mes të saj. |
Hapi
5 |
Për të formuar rrezet e diellit, përdorni pasta, të cilat i vendosni rreth e rreth sikur në fotografinë ilustruese, duke përdorur ngjitës. |
Hapi
6 |
Pasi që të jenë vendosur të gjitha pastat, udhëzojeni nxënësin që t’i numërojë ato me radhë. |
Leave a Reply