Mjetet e transportit

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja njeh mjetet e transportit rrugor;
  • Nxënësi/ja njeh mjetet e transportit ujor;
  • Nxënësi/ja njeh mjetet e transportit ajror;
  • Nxënësi/ja tregon për rëndësinë e mjeteve të ndryshme të transportit si dhe për çka na shërbejnë ato;
  • Nxënësi/ja krahason lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor, ujor dhe ajror.

Materiali i nevojshëm:

  • Fotografi ilustruese të mjeteve të ndryshme të transportit;
  • Letër;
  • Laps;
  • Ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Fillimisht duke bashkëbiseduar me nxënësin/ën e  pyesim atë se cilat mjete të transportit di apo njeh. Bashkërisht fillojmë të listojmë disa prej tyre.
Hapi

2

Më pas pyesim nxënësin/ën se për çfarë shërbejnë mjetet e transportit dhe me ndihmën tonë e udhëzojmë drejtë përgjigjes se mjetet e transportit shërbejnë për udhëtim të njerëzve, për punimin e tokës apo për transportim të mallrave.
Hapi 3 Më pas, nxënësit/ës i shpjegojmë se kemi tre lloje të mjeteve të transportit, sikurse në vijim: Mjetet e transportit rrugor, ujor dhe ajror.
Hapi

4

Nxënësit/ës i sqarojmë se mjetet e transportit rrugor lëvizin në rrugë dhe janë si në vijim: biçikleta, makina, autobusi, kamioni, treni etj. Këtë shpjegim e ilustrojmë me fotografi të ndryshme të këtyre mjeteve të transportit.
Hapi 5 Nxënësit/ës i sqarojmë se mjetet e transportit ujor lëvizin në ujë dhe janë si në vijim: anija, barka, jahti etj. Këtë shpjegim e ilustrojmë me fotografi të ndryshme të këtyre mjeteve të transportit.
Hapi 6 Nxënësit/ës i sqarojmë se mjetet e transportit ajror lëvizin në ajër dhe janë si në vijim: aeroplani, helikopteri, parashuta, raketa etj. Gjithashtu sqarojmë se shumica e këtyre mjeteve mundësojnë një lëvizje shumë të shpejtë, prandaj edhe janë shumë të kushtueshme. Këtë shpjegim e ilustrojmë me fotografi të ndryshme të këtyre mjeteve të transportit.
Hapi 7 Në fund mund të kërkojmë nga nxënësi/ja që të vizatojë një mjet të transportit rrugor, ujor dhe ajror.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content