Profesionet
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon profesionet e ndryshme;
- Nxënësi/ja njeh profesionet e caktuara; për të cilat pyetet;
- Nxënësi/ja tregon për profesionin që dëshiron ta ushtrojë në të ardhmen;
- Nxënësi/ja kupton që secili profesion, i ushtruar me dashuri është i vlefshëm dhe rëndësishëm.
Materiali i nevojshëm:
- Materiali i printuar që mund të shkarkohet nga linku “Tema mësimore- profesionet”.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht, për të realizuar këtë aktivitet ne duhet të printojmë materialin që gjendet në linkun: “Tema mësimore- profesionet”. |
Më pas, fillojmë duke pyetur fëmijën si në vijim:
“Cilat janë profesionet e prindërve të tu ?” apo “Çfarë punësh kryejnë ata ?” |
|
Hapi 2 | Pasi të kemi marrë përgjigjen, pyesim fëmijën: “Çfarë profesione të tjera njeh?” Këtu mund të japim ndihmë apo udhëzime fillestare duke filluar bashkërisht t’i listojmë profesionet, sikurse në vijim: “Doktor/eshë, Mësues/e, etj.” |
Hapi 3 | Më pas shpalosim fotografitë që kemi në materialin e printuar dhe ilustrojmë profesione të ndryshme.
|
Hapi 5 | Vazhdojmë duke analizuar secilën fotografi veç e veç . P.sh ndalemi tek fotografia e doktorit dhe pyesim: Cili profesion është ky ?” dhe “ Në bazë të cilave veçorive e kemi dalluar”?. Përmendim këtu mantelin e bardhë, stetoskopin apo ndonjë veçori tjetër. Pyesim më pas fëmijën se cili është roli i këtij profesioni dhe e udhëzojmë drejt përgjigjeve sikurse: “Doktori na ndihmon të shërohemi kur ne jemi të sëmurë”. Vazhdojmë në të njëjtën mënyrë edhe me profesione të tjera sikurse: Mësues/e, Rrobaqepës/e, Ndërtimtar/e, Avokat/e, Gazetar/e etj. |
Hapi 6 | Nxënësit/ës i tregohet për rëndësinë dhe dobitë që secili profesion ngërthen në vete, si në vijim: Njeriu duke punuar gëzon shëndet më të mirë, jeton më gjatë, fiton shokë e miq të ndryshëm, fiton materialisht, bëhet më i suksesshëm dhe më produktiv, fiton më shumë vetëvlerësim dhe mund të bëhet model i mirë për rrethin ku jeton dhe për njerëzit e të gjitha moshave. Prandaj ne duhet t’i respektojmë mendimet dhe zgjedhjet e çdo personi që ai vendos që do të ketë në të ardhmen si profesion. |
Hapi 7
|
Në pjesën e dytë të materialit të printuar, shkruajmë për detyrat e punës që kryen secili profesion, sikurse në udhëzime. |
Hapi 8 | Më pas pyesim nxënësin/ën se cili është profesioni që ai/ajo do të donte të ushtronte kur të rritej dhe pse?. Këtu mund të udhëzojmë nxënësin/ën që të vizatojë/ ilustrojë vetën duke ushtruar atë profesion. |
Hapi 9 | E përmbyllim aktivitetin duke i përsëritur bashkë me nxënësin/ën disa nga profesionet dhe rëndësinë e tyre në shoqëri. |
Leave a Reply