Planeti tokë
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson se si të kujdeset dhe ta ruaj planetin tokë;
- Nxënësi/ja tregon për të mirat, që planeti tokë na i ofron neve, qenieve të gjalla që jetojmë në të;
- Nxënësi/ja kupton rendësin e kujdesit që duhet treguar ndaj planetit tokë, për të parandaluar ndotjen.
Materiali I nevojshëm:
- Materiali I publikuar në platformë.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: Tema mësimore- Planeti Tokë. |
Hapi
2 |
Bazuar në material, nxënësit/ës i shpjegojmë se Planeti tokë është shtëpia jonë, prandaj ne, qeniet njerëzore duhet ta ruajmë, ta mbrojmë dhe të kujdesemi për të çdo ditë, sikurse që kujdesemi për ambientin e brendshëm në shtëpitë tona. Nëse e ruajmë çdo ditë atë (tokën), parandalojmë ndotjen e saj dhe mbrojmë shëndetin tonë |
Hapi 3 | Nxënësit/ës i kujtojmë se çdo vit me datë 22 Prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës. Shpjegojmë se ne duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur tokën dhe ambientin çdo ditë. |
Hapi
4 |
Bazuar në materialin e publikuar, kërkojmë nga nxënësi/ja që të plotësojë hapësirat e zbrazëta me fjali të duhura në lidhje me rëndësinë e mbrojtjes së tokës. |
Hapi 5
|
Në bazë të materialit të publikuar, duke i ofruar ndihmë të vazhdueshme nxënësit/ës, e krijojmë një anagram me fjalët e dhëna në material. |
Hapi 6
|
Në fund, nga nxënësi/ja mund të kërkojmë të vizatojë një ambient të pastër. |
Leave a Reply