Numri – 4
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh numrin 4;
- Nxënësi/ja modelon numrin 4;
- Nxënësi/ja ngjyros numrin 4;
- Nxënësi/ja shkruan numrin 4;
- Nxënësi/ja dallon numrin 4 nga numrat tjerë;
- Nxënësi/ja bënë numërimin e objekteve deri në 4,
Materialet e nevojshme:
- Kube;
- Penjë;
- Ngjyrat;
- Plastelina;
- Fleta;
- Lapsi.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Sipas fotografisë ilustruese, udhëzojeni nxënësin/ën që të vendos 4 rruaza në pe, duke i numëruar ato një nga një. |
Hapi
2 |
Vizatojmë në një fletë të bardhë numrin 4 dhe më pas e udhëzojmë nxënësin/ën që duke përdorur plastelinën të modelojë numrin e 4.. Ky aktivitet mund të realizohet edhe me mjete tjera si: kokrra fasule, kokrra të kafes, makarona, shkopinjtë etj. |
Hapi 3 | Nga nxënësi/ja mund të kërkojmë që të shkruajë numrin 4, në pikat ose vijat të cilat ne kemi formësuar paraprakisht. |
Hapi
4 |
Me kalimin e kohës, pasi nxënësi/ja të ketë ushtruar disa herë shkrimin e këtij numri me pika, mund të synojmë që ai/ajo të shkruajë atë i pavarur nga pikat apo vijat. |
Leave a Reply