Mbledhja e numrave
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja përforcon numrat;
- Nxënësi/ja përforcon numërimin;
- Nxënësi/ja kupton mbledhorin e pare;
- Nxënësi/ja kupton mbledhorin e dytë;
- Nxënësi/ja kupton shumën e dy mbledhorëve.
Materialet e nevojshme:
- 2 karton të shkurtër në formë cilindri;
- 1 karton/ letër e plotë.
- Ngjyrat;
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Në njërin karton të shkurtër në formë cilindri, sipas udhëzimeve në video ilustruese, shkruajmë horizontalisht, probleme të ndryshme matematikore.
P.sh.: 5+4= ; 3 + 3= etj. |
Hapi 2 | Në kartonin tjetër të shkurtër në formë cilindri, sipas udhëzimeve në video ilustruese, shkruajmë horizontalisht numrat nga 1 deri në 10 dhe ilustrime të figurave të ndryshme që barazohen me shumën e numrit.
P.sh.: 9 JJJJJJJJJ; 4{{{{ 8 ¶¶¶¶¶¶¶¶ |
Hapi 3 | Kartonin apo letrën e plotë e formojmë në formë të një cilindri të gjatë. Diametri i këtij cilindri duhet të jetë më i vogël se ai i cilindrave të shkurtër në mënyrë që këta të fundit të mund të hynë në cilindrin e gjatë, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi
4 |
E udhëzojmë nxënësin që të rrotullojë cilindrat deri sa të përshtatë shumën e mbledhorëve në cilindrin e parë me shumën në cilindrin e dytë. |
Leave a Reply