Mbjellja e luleve

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja kupton procesin e mbjelljes;
  • Nxënësi/ja kujdeset për ujitjen e luleve;
  • Nxënësi/ja kujdeset për mirëmbajtjen e luleve
  • Nxënësi/ja mëson për llojet e luleve.

Materialet e nevojshme:

  • Videot ilustruese;
  • Dorëzat e punës;
  • Mjetet e punës;
  • Fara e lules.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Në mënyrë qe nxënësi/ja të kuptojë procesin e mbjelljes dhe rritjes së një luleje, i kërkojmë që të shikojë videon e parë ilustruese e cila e shpjegon këtë proces.
Hapi

2

Pasi që nxënësi/ja të ketë shikuar videon, kërkojmë nga ai/ajo të na thotë  me fjalë se cili është procesi i mbjelljes së lules.
Hapi 3 Pastaj, së bashku me nxënësin/ën shikojmë videon e dytë dhe bazuar në hapat e përshkruar aty, dalim në kopsht për të mbjellë lulen.
Hapi

4

Fillimisht udhëzojmë nxënësin/ën që të vendos dorëzat e punës dhe përmes mjeteve të punës të bëjë një groposje të lehtë të dheut.
Hapi

5

Në gropën e vogël, e udhëzojmë të vendos farën e lules dhe me pas ta ujis atë.
Hapi 6 Nga nxënësi/ja kërkojmë që të kujdeset në vazhdimësi për lulen, dhe i shpjegojmë rëndësinë e bimëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content