Mollëkuqja

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja klasifikon materialet
  • Nxënësi/ja njeh insektet
  • Nxënësi/ja njeh dobitë e tyre në kopshte
  • Nxënësi/ja zhvillon muskujt fine

Materialet e nevojshme:

  • Karton i trashë;
  • Laps;
  • Ngjitës;
  • Gërshërë;
  • Letër me ngjyrë ose ngjyra;
  • Kapëse rrobash;
  • Sy artificial të plastikës;
  • kapëse letrash.

Përshkrimi i aktivitetit:

Për ta zhvilluar këtë aktivitet, fëmija ulet në karrige afër bankës me qëndrim të drejtë, me përqendrim ndaj aktivitetit dhe stabilitet emocional.

Në tavolinë vendosen materialet e duhura për këtë aktivitet. Fëmijës i shpjegohet hollësisht se çfarë duam të punojmë me materialet që i kemi vendosur para tij, gjithnjë me ndihmën e edukatorit apo prindit, pasi që kemi të bëjmë me fëmijë me shikim të dobët ose të verbër.

Gjatë ndërtimit të mollëkuqes me fjalë të thjeshta mësojmë se çfarë forme ka mollëkuqja, se ajo ka krahë, është me pika të zeza dhe se ajo ka ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

 

QBMK “Xheladin Deda”-Pejë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content