Luaj në mënyrën time
Mësimi gjatë lojës me fëmijën tuaj me dëmtime pamore
LUAJ NË MËNYRËN TIME u jep ide prindërve rreth lojës dhe aktiviteteve zhvillimore.
Për të gjithë fëmijët, është përgjegjësi e prindit ose ndonjë të rrituri tjetër kryesor ( mësuesja) të sigurohen që të gjitha aktivitet dhe lojërat e fëmijës të bëhen në një ambient të sigurt.
qPjesët e ndryshme në ketë libër theksojnë aspektin individual për t’i ndihmuar fëmijët të cilët kanë vështirësi në mësim si persona me dëmtime të rënda në të parë.
Lidhja në mes të parit, lëvizjeve, lojës, gjuhës dhe të mësuarit janë sqaruar për të siguruar të kuptuarit e vështirësive të fëmijëve që nga lindja, fëmijëve që shohin pak ose nuk shohin fare.
VETËDIJESIMI, IMAZHI PERSONAL DHE VETRESPEKTI
Fëmija që sheh
- Fëmija fillon të mësoj për veten si një person me ndjenja dhe emocione, të cilat ndikohen nga aftësitë e tij, shkalla e përvojës së suksesshme, edukimi, inkurajimi nga kujdestari, dhe aftësia e të mësuarit që të kontrolloj trupin dhe aktivitetet e tij.
Fëmija me dëmtime në të parë
- Dëmtimi i të parit ndërhyn në zhvillimin e imazhit personal. Fëmijët me dëmtime në të parë kanë më pak mënyra të vëzhgimit se çfarë të tjerët bëjnë, imitimin dhe krahasimin e vetes me moshatarët e tij.
- Në mungesë të kontaktit me sy shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve, disa njerëz nuk reagojnë normal ndaj fëmijës me dëmtime në të parë. Kjo, dhe kombinimi me dëmtimet e tjera mund t’i ndalojë seriozisht aftësitë e tyre që të jenë të suksesshëm dhe të bëjnë përshtatjen e nevojshme me ndjenjat e tyre për vete, sikurse ne duhet t’i bëjmë gjatë jetës.
PËRDORIMI I DUARVE
SHIKIMI I DUARVE
- Të gjithë fëmijët
-Para se fëmijët ta arrijnë saktësisht një lodër, ata kalojnë nëpër një periudhë të shikimit të duarve, duke krijuar një motiv me gishtat e vetë.
- Fëmijët me dëmtime në të parë
-Ne duhet të inkurajojmë fëmijët tanë për këtë. Loja me duar dhe gishta, fryrja, gudulisje dhe përkëdhelja i ndihmon atyre të ju kushtojnë vëmendjen duarve.
HAPËSIRA PËRTEJ MEJE
Fëmijëve u nevojitet një pamje e vetes që ata të mund të lidhen me njerëzit dhe me botën përtej tyre. Fëmijët që shohin vetëdijesohen për trupin e tyre dhe çka ka përreth tyre sepse ata shohin. Fëmijët me dëmtime në të parë zbulojnë botën nëpërmjet lëvizjeve trupore.
SI DUKET BOTA KUR JE I KTHYER NË STOMAK
Bota duket ndryshe kur je i kthyer në stomak, krahasuar me qëndrimin në shpinë, ose nëse lëvizni kokën për të shikuar përreth.
Këtu janë disa aktivitete që përfshin fëmijët që qëndrojnë në stomak
USHQIMI DHE PIJET
qSigurimi që fëmija i tyre është i Ushqyer mirë është shumë e rëndësishme për të gjithë prindërit.
-Fizikisht mësimi i të ushqyerit kërkon që një fëmijë të mundet të ketë:
-pozitë të përshtatshme për tu ulur.
-ti kontrollon duart e tij në koordinim me lëvizjet.
-kur ushqimi është në gojë, fëmija juaj duhet ta mbajë aty, buzët të mbahen të mbyllura dhe fëmija ka nevojë të mund të përtyp dhe përpin.
Rezultati i të nxënit:
-Inkurajimi I fëmijëvë për të ngrënë.
-Të mësuarit për të përdorur lugën.
-Të mësuarit si të pijë.
PASTRIMI, TUALETI, GJUMI DHE VESHJA
Të bëhesh i pavarur është një nga gjërat me të rëndësishme në jetë. Kjo d. m. th. të jeni i organizuar, të mbash përgjegjësi, të jeni aktiv dhe të interesoheni t’i bëni gjërat vetë.
Rezultati i të nxënit:
-Dushi, trajnimi për tualet.
-Fjetja.
-Veshja dhe zhveshja.
Loja është aspekti më i rëndësishëm në jetën dhe edukimin e fëmijës. Ne e dimë që fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës.
Nëpërmjet lojës fëmijës i jepet mundësia të bëhet përgjegjës në përdorimin e trupit të tij ; ai mësohet të koncentrohet, të provoj ide të reja, ta nxitë kureshtjen, kjo ushtron iniciativën, imagjinatën dhe kreativitetin. Loja ndihmon një fëmijë të mësoj durimin, të zhvillojë pavarësimin dhe vetë besimin, të praktikoj sjelljet e të rriturve dhe të zhvillojë ndjenjën e kontrollit rreth botës së tij.
Rezultati i të nxënit:
-Imagjinata, krijimi dhe imitimi i lojërave.
-Të folurit, komunikimi
-Gjuha e trupit, gjestet dhe shprehjet e fytyrës.
-Përdorimi i situatave të përditshme
Leave a Reply