Trupi im
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh pjesët e trupit;
- Nxënësi/ja emërton pjesët e trupit.
Materialet e nevojshme:
- Video e publikuar në platformë;
- Ilustrime.
- Kukulla.
Metoda: verbale, pastaj përmes ilustrimit apo demonstrimit
Forma e punës: individuale, çifte apo grupore.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Duke shikuar bashkë me nxënësin/ën videon ilustruese, i shpjegojmë se në kuadër të këtij aktiviteti do të identifikojmë pjesët e trupit. |
Hapi 2 | Sipas videos ilustruese fillojmë duke e udhëzuar nxënësin/ën që të identifikojë flokët në imazhin e treguar në video, ti emërtojë ato, dhe më pas t’i identifikojë ato tek vetja. |
Hapi 3 | Vazhdojmë më pas, me pjesën e ballit, dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që ta identifikojë dhe prekë me gishtin tregues. |
Hapi 4 | Sipas videos ilustruese vazhdojmë edhe me pjesë ta tjera të fytyrës dhe trupit sikurse: sytë, goja, duart, këmbët e kështu me radhë. |
Hapi 5 | Pas secilës pjesë, diskutojmë edhe në lidhje me funksionin e asaj pjese të fytyrës apo të trupit. P.sh. përmes syve mund të shohim, përmes gojës mund të ushqehemi e kështu me radhë. |
Hapi 6
|
Përsërisim disa herë këtë aktivitet, deri sa nxënësi/ja të ketë përforcuar njohuritë rreth pjesëve të trupit dhe funksionit të tyre. |
Leave a Reply