Mbledhja e numrave deri në 10
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mbledh numrat brenda dhjetësh së parë.
Materiali i nevojshëm:
- Fleta me ngjyrë;
- Fletë e bardhë;
- Lapsi;
- Gërshërët.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Nga nxënësi/ja kërkojmë që të vendosë duart në dy fletat me ngjyra duke i shtrirë gishtërinjtë dhe duke lënë hapësirë në mes të tyre, sikurse në foton ilustruese. | ||||||||
Hapi 2 | Më pas, me anë të lapsit, vizatojmë duart e nxënësit/ës në fletat me ngjyra në bazë të formës së tyre. | ||||||||
Hapi 3 | Duke përdorur gërshërët, i prejmë vizatimet e shuplakës së dorës, duke u kujdesur që kemi formësuar edhe hapësirën në mes të gishtërinjve. | ||||||||
Hapi 4 | Të dy letrat në formë të shuplakës së dorës i ngjisim në një fletë të bardhë. Këtu duhet te jemi të kujdesshëm dhe të mos ngjisim edhe pjesën e gishtërinjve. | ||||||||
Hapi 5 | Vendosim fletën me shuplakat e dorës përpara nxënësit, dhe ne anën tjetër i shkruajmë në një fletë të bardhë disa ushtrime për mbledhje si në vijim:
|
||||||||
Hapi 6
|
E udhëzojmë nxënësin/ën që duke përdorur gishtërinjtë në fletat me ngjyra të bëjë mbledhjen e numrave dhe të shënojë rezultatin. |
Leave a Reply