Frutat
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja mëson karakteristikat e frutave;
- Nxënësi/ja vrojton dhe përshkruan karakteristikat themelore të frutave;
- Nxënësi/ja përshkruan rëndësinë, dobinë dhe vlerat e përdorimit të frutave.
Materialet e nevojshme:
- Video ilustruese ne platformë;
- Fleta;
- Lapsi;
- Ngjyrat.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht e pyesim nxënësin/ën se: “Cilat janë pemët apo perimet e preferuara të tij/saj ?” dhe nga përgjigjet fillojmë të listojmë disa pemë dhe perime. |
Hapi
2 |
Më pas mund të pyesim nxënësin/ën se cilat pemë dhe perime të tjera i njeh, përveç atyre që i pëlqejnë. |
Hapi 3 | Më pas i shpjegojmë nxënësin se si ti dallojmë pemët nga perimet. Shpjegojmë këtu që pemët zakonisht përmbajnë fara. Për të kuptuar nëse nxënësi ka arritur të kuptojë dallimin, fillojmë duke përmendur disa pemë dhe perime dhe kërkojmë nga nxënësi/ja që të na tregojë nëse ajo që po përmendim është pemë apo perime. P.sh. themi molla, dhe pyesim nëse nxënësin/ën nëse është pemë apo perime. Në këtë mënyrë mund të kuptojmë nëse nxënësi/ja e ka të qartë dallimin. |
Hapi
4 |
Më pas e pyesim nxënësin/ën se përse duhet të konsumojmë pemë dhe perime dhe cila është rëndësia e tyre për organizmin?. Pasi të marrim përgjigjet e nxënësit/ës, shpjegojmë se pemët dhe perimet janë burime kryesore të pasura me vitamina e minerale, duke përfshirë acidin folik, vitaminën C dhe kaliumin. Prandaj ne duhet të konsumojmë vazhdimisht pemë dhe perime sepse ato na mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme. |
Hapi 5 | Më pas, e udhëzojmë nxënësin/ën që të shikojë me vëmendje videon ilustruese nga platforma dhe të mësoj për karakteristikat e frutave. |
Hapi 6 | Në fund e udhëzojmë nxënësin/ën që të vizatojë dhe ngjyrosë fruta të ndryshëm. |
Leave a Reply