Njeh ngjyrat themelore
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon ngjyrën e kuqe, të verdhë, të kaltër;
- Nxënësi/ja ngjyros rrethin, trekëndëshin dhe katrorin;
- Nxënësi/ja kujdeset për mjetet mësimore.
Materialet e nevojshme:
- Fletorja;
- Vizatimet;
- Ngjyrat;
- Kutia për ngjyra.
Përshkrimi i aktivitetit:
Sipas instruksioneve në video, duke e nxitur vazhdimisht nxënësin/ën të kujdeset për mjetet mësimore të tij, e udhëzojmë që t’i përdor ngjyrat sikurse në vijim: Të merr ngjyrën e caktuar që sheh, të merr vizatimin me formën gjeometrike që kërkohet si dhe të ngjyros ato figura.
Figurat gjeometrike mund të vizatohen në fletore, në fletë të vizatimit apo në copë të kartonit, e cila do të shërbejë që të përsërisë vazhdimisht ngjyrat dhe format gjeometrike që sheh.
Njëkohësisht nxënësi/ja nxitet të mirëmbajë ngjyrat dhe punimet e tij/saj duke i vendosur në vendin e caktuar dhe duke mbajtur rregull në shtëpi.
Leave a Reply