Formulimi i fjalive dhe ushtrime leximi
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja njeh shkronjat në fjalitë e dhëna
- Nxënësi/ja lexon fjalët në rrokje
- Nxënësi/ja lexon fjalët një nga një
- Nxënësi/ja formulon fjalitë me fjalët e dhëna
Materialet e nevojshme:
- Shkronja të punuara nga kartoni apo në letër të thjeshtë.
- Materiale të plastifikuara apo nga letra e thjeshtë në të cilat gjenden fjalët që duhet të formulojnë fjalitë.
- Video ilustruese nga mësuesja.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht shkruani fjalë të ndryshme ne letra nga kartoni apo letra të thjeshta. Shkruani edhe lidhësa të ndryshme. |
Hapi 2 | Më pas udhëzoni nxënësin/ën që nga fjalët në letra, të krijoj fjali, sikurse në videon ilustruese. |
Hapi 3 | Sigurohuni që fjalitë janë të formuara në mënyrë të drejtë, dhe asistoni nxënësin/ën gjatë procesit. |
QBMK “Xheladin Deda”-Pejë
Leave a Reply