Zbritja e dy numrave deri në 10
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja identifikon numrat deri në 10;
- Nxënësi/ja dallon të zbritshmin dhe zbritësen;
- Nxënësi/ja gjen ndryshimin e të zbritshmit dhe zbritësit;
- Nxënësi/ja përdorë në mënyrë të drejtë ndryshimin e fituar nga dy numrat;
- Nxënësi/ja përshkruan në mënyrë të saktë ndryshimin e fituar.
- Nxënësi/ja kupton në mënyrë logjike ndarjen e numrave.
Materialet e nevojshme:
- Petëzat (rrathët) me ngjyra të ndryshme;
- Numrat e vizatuar apo të plastifikuar dhe shenjat matematikore (zbritjes dhe barazimit);
- Modelimi i gishtave të dorës;
- Drejtkëndëshi në sipërfaqen e të cilit i vendosim petëzat përgjatë realizimit të zbritjes së dy numrave.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Nxënësin/ën e udhëzojmë që të vendos petëzat (rrathët) në numër (në vlerë) të të zbritshmit e pastaj të largoj (heq) petëzat, në numër (në vlerë) të zbritësit. |
Hapi 2 | Petëzat e mbetura rezultojnë me ndryshimin e tyre, kur i numëron. Në fund e shënon rezultatin e ndryshimit. Këtë aktivitet mund ta realizoni me çfarëdo lloj materiali që keni në dispozicion si p.sh toptha të vegjël, shkopinj, kubëza, kokrra pasuli, lapsa me ngjyrë ,rruaza, figura të njëjta etj. |
Leave a Reply