Jemi shoqe të pandara
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja dëgjon përrallën;
- Nxënësi/ja Identifikon personazhet e përrallës;
- Nxënësi/ja vizaton personazhet e përrallës- tre flutura dhe tre lule;
- Nxënësi/ja ngjyros lulet dhe fluturat.
Materialet e nevojshme:
- Libri me ilustrime;
- Fletë A4;
- Lapsi;
Ngjyrat e drurit.
Përshkrimi i njësisë dhe aktivitetit:
Hapi 1 | Fillimisht, nxënësi/ja udhëzohet të dëgjojë përrallen me vëmendje. |
Hapi
2 |
Pasi që nxënësi/ja të ketë dëgjuar përrallen, hapet diskutimi dhe nxënësit/ës i parashtrojmë pyetje për personazhet e përrallës sikurse në vijim:
Carë ngjyre kanë fluturat? Ku u strehuan ato? Përse nuk i pranuan lulet fluturat të strehohen? A u ndanë apo vazhduan të bashkuara ? |
Hapi 3 | Më pas nga nxënësi/ja kërkojmë që në një fletë A4 të vizatojë fluturat dhe lulet. |
Hapi
4 |
Pasi që nxënësi/ja të ketë vizatuar personazhet e përrallës i kërkojmë që t’i ngjyrosë ato. |
Hapi 5 | Në fund, mund të kërkojmë nga nxënësi/ja që të bëjë numërimin e mbledhjen e personazheve, duke e pyetur se sa flutura janë vizatuar apo sa lule ?. Kështu mund të shfrytëzojmë personazhet e përrallës për të përforcuar aftësitë e numërimit dhe mbledhjes. |
Leave a Reply