Krahasimi i numrave

Rezultatet e pritura:

  • Nxënësi/ja përforcon numrat;
  • Nxënësi/ja mëson shenjën më e madhe;
  • Nxënësi/ja mëson shenjën më e vogël;
  • Nxënësi/ja mëson shenjën e barazimit;
  • Nxënësi/ja dallon numrat më i madh, më i vogël dhe barabartë.

Materialet e nevojshme:

  • Fleta me ngjyra;
  • Ngjyrat;
  • Ngjitësi;
  • Shkopinj me ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi 1 Janë prerë dy fletë në formë rrethore dhe në ato fleta janë ngjitur rrathë të ndryshëm për nga numri. Gjithashtu në fleta te vogla ilustrohen numra të ndryshëm.
Hapi 2 Nga nxënësi/ja kërkohet që në dy fletat rrethore të numëroje rrathët e vendosur në to dhe pastaj poshtë tyre të vendos numrat përkatës.
Hapi 3 Në  fund analizon se ku ka me shumë rrathë dhe vendos shenjën më e madhe duke bashkuar dy shkopinj, ose ku ka me pakë rrathë vendos shenjën me e vogël.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content