Mësojmë shkronjën ” L ”

Rezultatet e të nxënit :

  • Nxënësi/ja mëson shkronjën L;
  • Nxënësi/ja shqipton shkronjën L;
  • Nxënësi/ja shkruan shkronjën L;
  • Nxënësi/ja gjënë fjalë me shkronjën L;
  • Nxënësi/ja dallon shkronjën L nga shkronjat tjera.

Materiali i nevojshëm:

  • Fletore;
  • Laps;
  • Fotografi;
  • Ngjyra.

Përshkrimi i aktivitetit:

 

Hapi 1 Fillimisht konsultojmë videon ilustruese të publikuar në platformë.
Hapi 2 Nxënësit/ës i demonstrojmë dhe mësojmë shkronjën L.
Hapi 3 Bashkë me nxënësin/ën identifikojmë fjalë që fillojmë me shkronjën L, sikurse: Lepuri, Lapsi, Limoni etj.
Hapi 4 Nga nxënësi kërkojmë që të shqiptojë disa herë shkronjën L si të vetme apo në kuadër të fjalëve të ndryshme.
Hapi 5 Udhëzojmë nxënësin/ën që të shkruajë në një fletë të bardhë disa rreshta me shkronjën L. Ky aktivitetet duhet të përsëritet shumë herë, derisa shkronja të përforcohet plotësisht.
Hapi 6

 

Nga nxënësi/ja kërkojmë që të qarkojë dhe plotësojë figurën që fillon me shkronjën L, sipas ilustrimeve në videon udhëzuese.
Hapi 7 Në një fletë të bardhë shkruajmë disa fjalë, në të cilat përfshihet shkronja L. Por në vend të shkronjën L, lëmë një hapësirë të zbrazët të cilët i kërkojmë nxënësit/ës që ta plotësojë, p.sh

F _ E TA, apo  K U _ E TA

Hapi 8 Sipas videos ilustruese, si detyrë shtëpie, kërkojmë nga nxënësi/ja që të shkruajë një faqe të fletores me shkronjën L dhe 10 fjalë që fillojnë me shkronjën L.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content