Uji dhe përdorimi i ujit
Rezultatet e të nxënit:
- Nxënësi/ja kupton rëndësinë e ujit;
- Nxënësi/ja mëson se për çfarë përdoret uji në jetën e përditshme;
- Nxënësi/ja përshkruan se çfarë shije ka uji.
Materialet e nevojshme:
- Materiali i publikuar në platformë;
- Laps.
Përshkrimi i aktivitetit:
Hapi 1 | Në fillim, shkarkojmë materialin e publikuar në platformë me emërtimin: “Udhëzimet për Detyrë”. |
Hapi 2 | Pastaj fillojmë të diskutojmë me nxënësin/ën në lidhje me rëndësinë e ujit për jetën e njeriut. Nxënësit/ës i shpjegojmë se pa ujë nuk ka jetë për botën e gjallë. Pyesim nxënësin se pse mendon që uji është i rëndësishëm për jetën e njeriut. |
Hapi 3 | Nxënësit/ës i shpjegojmë se kemi tre lloje të ujërave: të ëmbël, të njelmët dhe të tharët |
Hapi 4 | Pyesim nxënësin/ën se për çfarë e përdorim ujin ?. Nxënësin/ën e drejtojmë drejtë përgjigjeve sikur në vijim: për pije, për ujitje, për pastrim, për gatim etj. |
Hapi 5 | Duke qenë se uji është kaq i rëndësishëm për jetën e njeriut, nxënësit/ës i shpjegojmë se sa e rëndësishme është që ta kursejmë atë. |
Hapi 6
|
Vazhdojmë zbatimin e këtij aktiviteti, bazuar në materialin e shkarkuar. |
Leave a Reply