Mbledhja e numrave

Rezultatet e të nxënit:

  • Nxënësi/ja përforcon numrat dhe  numërimin;
  • Nxënësi/ja kupton grupimin e numrave;
  • Nxënësi/ja kupton mbledhorin e parë dhe të dytë;
  • Nxënësi/ja analizon shumën e fituar.

Materiali i nevojshëm:

  • Tapetë (pjesë tepisoni);
  • Fotografi të plastifikuara;
  • Ngjitës për kapjen dhe çkapjen e fotografive të plastifikuara;
  • Shiriti i plastifikuar me numra;
  • Shenjat e plusit (+) dhe barazimit (=);
  • Zari;

Përshkrimi i aktivitetit:

Hapi1 Vendoset tapeti para nxënësit dhe poshtë tapeti prehet për të vendosur shiritin e numrave 1-5, sikurse në fotografinë ilustruese.
Hapi 2 Pastaj nxënësi gjuan zarin dhe sipas numrit të pikave në zar, tërheq numrin e shiritit dhe fotografitë i vendos në mbledhorin e parë.
Hapi 3 Më pas vendos shenjën e plusit, gjuan herën e dytë zarin, e tërheq prapë shiritin e numrit dhe vendos fotografitë e mbledhorit të dytë
Hapi 4 Në fund vendos shenjën e barazimit dhe shumën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content