Loja me pulla

Rezultatet e të nxënit:

  • Fëmija njeh konceptet themelore (brenda, jashtë, e madhe, e vogël, e gjatë, e shkurtër);
  • Fëmija emërton ngjyrat;
  • Fëmija zhvillon motoriken fine;
  • Fëmija rrit kohën e koncentrimit në aktivitet.

Materiali i nevojshëm:

  • Letër me ngjyrë;
    • Fletë plastifikuese;
    • Kanaqe chipsi;
    • Ngjitës;
    • Pulla me ngjyrë me madhësi të ndryshme;
    • Velcro;
    • Gërshërë.

 

Përshkrimi i aktivitetit

Hapi 1 Kanaqet e mbështjella vendosen para fëmijës dhe nga ai/ ajo kërkohet të dallojë gjatësinë e tyre.
Hapi 2 Pullat me madhësi të ndryshme vendosen afër kanaqeve.
Hapi 3 Fëmija udhëzohet që t’i vendosë pullat brenda, jashtë, në të shkurtën apo në të gjatën.
Hapi 4 Me këtë material mund t’i kërkohet të bëjë klasifikimin sipas ngjyrave dhe madhësisë së pullave. Fëmijët që ende nuk kanë mësuar konceptet e lartpërmendura mund të përdorin këtë material si formë loje duke ngjitur dhe hequr pullat nga kanaqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to content